Loading…

Çdo i treti zviceran ka marrë një kredi private

  • 25/05/2017 | 09:43

Çdo i treti zviceran ka marrë një kredi private

Në Zvicër, çdo i treti ka marrë tashmë një kredi private. Më së shpeshti me kredi blejnë makina.


Sidomos të rinjtë investojnë me kredi private shkollimin e tyre. Kjo ka rezultuar në një studim të 1,011 të rriturve në gjithë Zvicrën, i cili është realizuar në prill nga një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit Compari.

Kështu, 34 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ata e kanë marrë tashmë një kredi personale. Burrat përbëjnë pjesën prej 41 për qind, që është dukshëm më e zakonshme në këtë lloj të financimit sesa gratë (27 për qind). Po ashtu, kreditë private janë më të përhapura në pjesën gjermanofolëse në Zvicër se sa në atë frankofone dhe në Ticino. E njëjta ndarje ekziston midis zonave urbane dhe rurale.

Si një arsye e shpeshtë për huamarrje është blerja e makinave. 49 për qind prej tyre thanë se morën kredi për veturë, ndërsa për blerjet e tjera, si mobilje (13 për qind), pajisje elektronike (12 për qind) dhe për festat (10 për qind).

31 për qind e huamarrësve kishin tejkaluar vështirësitë financiare. 21 për qind kanë paguar borxhet ose faturat e papaguara me paratë e huazuara.

Sipas Comparis, janë kryesisht faturat e paparashikuara, të cilat mund të çojnë në vështirësi financiare. Shpesh vijnë të papritura faturat tatimore të larta ose, për shembull, riparimi i një makine që çon në vështirësi financiare, thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch, përcjell gazetametro.net

17 për qind e huamarrësve kanë raportuar se ata kanë marrë një kredi prej 20.000 frangash. Për 28 për qind, shuma e kredisë ishte 10,000 deri në 20,000 franga, siç njoftoi Comparis. Me një pjesëmarrje prej 55 për qind të kredive deri në 10.000 franga përbëjnë shumicën e të gjitha kredive. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë