Loading…
Çdo fjalë është pasqyrim i karakterit të njeriut
  • 22/03/2019 | 23:38

Çdo fjalë është pasqyrim i karakterit të njeriut

Çdo fjalë e thënë edhe në bisedën më të thjeshtë pasqyron karakterin e njeriut. Personat paranojakë në fillim refuzojnë ndjenjat, gjendjen e tyre negative dhe më pas ia pasqyrojnë të tjerëve, shkruan Telegrafi, transmeton Gazeta Metro.


Pasqyrimi është vetëm një nga mekanizmat mbrojtës të psikologjisë së njeriut. Personi refuzon ndjenjat në personalitetin e tij, nuk i pranon dhe pasqyron tek personi përballë një person të shtirë dhe jo vetveten. Në vend që të kërkojë zgjidhjen tek vetja preferon të zgjidhë problemin duke akuzuar të tjerët.

Sipas specialistëve, kërkimi i gabimeve tek personi përballë dhe jo tek vetvetja është qetësuese për personin në fjalë. Ata pohojnë se sëmundja e fiksimit ka dy faza themelore. E para është refuzimi i çdo ndjenje apo situate negative tek vetja dhe mospranimi; e dyta është pasqyrimi i kësaj gjendjeje tek të tjerët.

Karaktere të tilla përdorin dy mekanizma mbrojtëse. Në fillim mohon atë që ndodhet tek vetja dhe më pas e pasqyron tek të tjerët. Gjatë kohës së pasqyrimit vihet re nevoja që personi ndjen për armikun, gazeta Koha.

Paranojë do të thotë të ndjesh nevojën e armikut. Për këtë arsye prodhon armiq imagjinarë. Në gjuhën e shkencës, personi përpiqet të gjejë një shoqëri të rreme (pseudo-community) mbi të cilën vazhdimisht hedh shpifje e akuza të pavërteta.

Fjala e nxjerrë nga goja e njeriut është sikur aroma. Kur nxjerr një fjalë të mirë mban erë të mirë, kur nxjerr një fjalë të shëmtuar, kur ofendon të tjerët, nxjerr dhe papastërtitë që mbart brenda vetes. Dhe kjo i sjell një erë të pakëndshme njeriut.

Çfarëdo fjale të thotë njeriu, ia thotë vetes së tij. Prandaj si ai që lavdëron shumë ashtu dhe ai që ofendon shumë pasqyron veten e tij. Njerëzit xhelozë reflektojnë, pasqyrojnë më shumë se të tjerët./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë