Nëse Kosova arrin që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik, ashtu siç e shpalli atë ushtarak, tha të enjten ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, transmeton Gazeta Metro
Vulin tha se vota e anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për kërkesën e Kosovës do të tregojë se çfarë mendojnë ata në realitet për Serbinë.
“Ne nuk na duhet që të presim edhe njëzetë vjet të tjera për të kuptuar nëse Bashkimi Evropian e do Serbinë në kuadër të saj, do të mjaftojë të votojnë ose të mos votojnë kundër pranimit të territorit [Kosovës] në një organizatë që është e përbërë nga shtete. Deri tani e mësuam se nënshkrimi i Bashkimit Evropian vlen sa Marrëveshja e Brukselit, por tani është rasti ta mësojmë sa i vlen fjala Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vet njoftimi nëse Prishtina do të dorëzonte aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte shkelje e Marrëveshjes së Washington dhe Prishtina ose do të dënohet dhe ndalohet, ose do të dëshmohet se ndaj Serbisë është lejuar çdo rrenë dhe për serbët s’ka as ligj as drejtësi. Nëse Prishtina bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia duhet të shpall neutralitetin politik siç e kishte shpallur atë ushtarak. Nëse nuk mund t’i zgjedhim armiqtë, së paku po i zgjedhim miqtë”, tha Vulin në një deklaratë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, me rastin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 13 maj.
Pas kërkesës së Kosovës, Vuçiq tha se me këtë veprim, Kosova “e shkeli dhe e shkeli brutalisht” marrëveshjen e Uashingtonit.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Vulin, tha se vetëm kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është shkelje e Marrëveshjes së Uashingtonit.