Anësori kosovar, Edon Zhegrova, me një gol dhe dy asistime ishte vendimtar në fitoren e Lille me rezultat 1-3 kundër Rennes, transmeton Gazeta Metro.
Një minutë para se të përfundojë ndeshja, ai mbylli natën fantastike me një asistim tek Andre Gomes, që realizoi një gol shumë të bukur.
Futbollisti kosovar bëri një paraqitje monstruoze sonte duke realizuar fillimisht golin e barazimit në minutën e 59’të dhe pastaj për të asistuar në minutën e 85’të te Remy Cabella.
Deri para kësaj ndeshje, 23-vjeçari nuk kishte arritur as të shënonte por as të dhuronte ndonjë asistim në 11 ndeshje në elitën e futbollit francez.
Këtu mund të shikoni asistimin te goli i tretë nga Edon Zhegrova. /gazetametro.net
S’ka të ndalur Zhegrova: Asistim fantastik nga 23-vjeçari për golin e dytë të Lille
I jashtëzakonshëm goli i Edon Zhegrovës kundër Rennes, ia bën sefte këtë sezon