Loading…

Çartet blogerja e njohur: Reagon ashpër ndaj gazetarëve që e përqeshën pse i la fëmijët për një javë me babain e tyre për shkak të punës

  • 22/02/2022 | 11:11

Çartet blogerja e njohur: Reagon ashpër ndaj gazetarëve që e përqeshën pse i la fëmijët për një javë me babain e tyre për shkak të punës

Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj.


Një artikull i New York në Itali ka shkruar për të dhe familjes e saj:

“Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”.
Gjatë këtij muaji ajo ka pasur shumë angazhime duke qenë se duhet të ishte e pranishme në javën e modës.

Ky artikull ka revoltuar shumë edhe Chiaran e cila ka reaguar në rrjetet sociale. Në një status në ‘Instastory’ ajo shkruan:

“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë