Loading…

Çartet Bledi, Mevlani puth në cep të buzës Efin

  • 25/02/2022 | 22:04

Çartet Bledi, Mevlani puth në cep të buzës Efin

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” ka qenë takimi i Efit me Mevlanin, shkruan Gazeta Metro.


Duket se takimi ka shkuar shumë mirë pasi gjërat u nisën me komplimente dhe fjalë të ëmbla. Kjo gjë i pëlqeu shumë Efit dhe e bëri të ndihej mirë.

Teksa bënte veprime si lozonjare dhe përkëdhelej, ajo u mundua ta shijonte në maksimum takimin me Mevlanin.

Afrimiteti ishte aq i afërt sa Mevlani e puth Efin në cep të buzës, ndërkohë që tentonte ta puthte tamam.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Bledit, i cili gjithashtu ka pasur shumë takime të afërta me Efin.

Efi: A po sheh gjë që e putha unë?

Bledi: E ke lejuar aty afër je.

Efi: Çfarë bëra unë? Normal që do më puthte, çfarë t’i thoja unë?

Bledi: Kur insiston një njeri, në këtë rast Mevlani, që ka insistuar me të puthur në buzë, pse nuk mban atë distancë ti për veten tënde?

Efi: Ore çfarë je duke folur ti? E ke parë takimin apo po flet vetëm nga mendja jote?

Bledi: Unë s’jam i verbër. E shohin të gjithë.

Efi: Më fal, po ti më shikon mua ballë për ballë me Mevlanin apo më sheh anën. Këto justifikime se do të thuash diçka mos i thuaj më. Ti e pe shumë mirë situatën. Çfarë do bëja unë do ikja në vend tjetër? Si të largohesha?

Bledi: Të mbaje distancë. Pak të largoheshe. Mbaj qëndrim për veten tënde.
Xhelozia që ai ndjente për Efin shihej tek reagimet që ai bënte. Situata në studio shpesh tensionohej dhe Bledi i tha Efit se po sheh që po sillet njësoj me të dy.

“Unë kam sjellje të njëjtë me 2, ti ke pasur me 5”, i tha Efi.
Në një moment Bora e pyet Bledin nëse ekziston rivaliteti midis Bledit dhe Mevlanit.

Bora: A ka një rivalitet midis jush?

Bledi: Unë rivalitet nuk ndiej.
Më pas, Efi i bëri të qartë Bledit se i pëlqen shumë e folura dhe sjellja e tij, por ka diçka që mungon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë