Në Serbi është vandalizuar murali i presidentit amerikan, Donald Trump
Qëndrimi zyrtar i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri, dhe së fundmi deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson i cili ka uruar Kosovën për nëntë vjetorin e Pavarësisë, në emër të presidentit amerikan Donald Trump dhe popullit amerikan, duket se ka shkaktuar pakënaqësi te serbët lokal në Beograd të cilët e kanë vandalizuar me ngjyrë muralin e presidentit amerikan Trump, siç shihet në foton e shkrepur nga AP, shkruan “Zëri”.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme ka patur mjaftë reagime të ashpra nga Serbia pas urimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson për Pavarësinë e Kosovës. /gazetametro.net.