Blerim Canaj, njohës i çështjeve politike dhe ish-diplomat, përmes një shkrimi ka ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, duke ironizuar me qeverinë, për të cilën ai thotë se si të arritur e paraqet ftohjen e marrëdhënieve me SHBA’të, të cilat janë edhe garantues të pavarësisë, shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Tutje, ai në shkrimin e tij të bërë të Facebook, ironizon duke thënë se ‘’jemi në rrugë të mirë’’, për arsyen se Kosova është shteti i vetëm në të cilin udhëheqin shkelësit e kushtetutës.
Po ashtu, Canaj shton edhe që “jemi i vetmi shtet i cili të arritur e sheh kthimin mbrapa”.
Postimi i plotë:
„Jemi në rrugë të mirë“ sepse:
1. Jemi i vetmi shtet në botë i cili ka ministre të dikasterit më të rëndësishëm të vendit, pra Ministrinë e Jashtme e të cilën publikisht në KS ministri i jashtëm i shtetit më armik e kishte falënderuar për ndihmën e dhënë shtetit të tij në betejën gjyqësore ku po mbrohen vlerat e luftës dhe baza e këtij shteti, e ne vazhdojmë ta kemi ministre. Ne asaj i brohorisim por në një shtet normal me kryeministër e qeveri normale, ajo tani do të ishte nën hetime edhe atë për tradhti!
2. Jemi i vetmi shtet i cili të arritur e sheh kthimin mbrapa. Nëse kishim arritur që pas shumë viteve zgjedhjet në Kosovë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës të i organizojë KQZ e jo më OSBE sikur para shpalljes së pavarësisë, tani kur jemi kthyer mbrapa dhe zgjedhjet në veri i organizon OSBE, ajo paraqitet si e arritur.
3. Ftohja e marrëdhënjeve me sponzorizuesin dhe garantuesin e pavarësisë, shtetësisë dhe sigurisë, pra me SHBA edhe atë pas investimit me dekada për ruajtjen e këtyre marrëdhënjeve paraqitet si e arritur!
4. Jemi i vetmi shtet, në të cilin qeverisin shkelësit e kushtetutës, e mbrojtësja e kushtetutës nuk e thotë asnjë fjalë! Madje ka gjasa që ajo vet të jetë një nga shkelësit!
E ka ende trushpërlarë dhe „analfabet funksional“ (citat i marrë nga Albin Kurti) që i brohorisin tërë kësajë…pra, jemi në rrugë të mirë…gati sikur të zhbërjes! /gazetametro.net