Loading…

Camilla pati marrëdhënie me Charls kur ishte ende i martuar, Elizabeth II i jep bekimin: Do të bëhet mbretëreshë e Anglisë

  • 06/02/2022 | 19:45

Camilla pati marrëdhënie me Charls kur ishte ende i martuar, Elizabeth II i jep bekimin: Do të bëhet mbretëreshë e Anglisë

Një nga figurat me kontroverse në  familjen mbretërore, dukesha Camilla do të jetë mbretëreshë e Anglisë, me bekimin e mbretëreshës Elizabeth II. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbretëresha aktuale në 95-vjetorin e lindjes së saj.


Dukesha Camila, bashkëshorte e Princit Charls, do të bëhet mbretëreshë në të ardhmen. Ka qenë mbretëresha Elizabeth II ajo që i ka dhënë fund çdo dileme, në 95- vjetorin e lindjes së saj. Camilla është cilësuar një figurë kontroverse, e kritikuar për marrëdhënien e saj me princ Charles në kohën kur ky i fundit ishte ende i martuar me princeshë Dianën, para se të ndërronte jetë.

Elizabeth II ka përdorur mesazhin e saj të jubileut Platinum për të mbështetur Dukeshën e Cornwall-it si Mbretëreshë, duke formësuar të ardhmen e monarkisë në momentin historik të saj. Në ndërhyrjen jashtëzakonisht të rëndësishme, sovranja 95-vjeçare shprehu ‘dëshirën e saj të sinqertë’ që Camilla, e cila filloi një lidhje me Charles kur ai ishte ende i martuar me Princeshën Diana, të njihet si Mbretëresha Consort, kur burri i saj të bëhet Mbret.

Është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë koha, Camilla të njihet si Queen Consort”, shkruan ajo.

Ekspertët e quajtën mesazhin “të jashtëzakonshëm” dhe thanë se ai tregoi vendosmërinë e Mbretëreshës për të dëshmuar vazhdimësinë e një monarkie, të drejtuar nga ajo në 70 vitet e fundit.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabetë shkruan: “Kur, në kohën e duhur djali im Charls të bëhet Mbret, e di që do t’i jepni atij dhe bashkëshortes Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Mbretëresha Consort, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”.

Camilla ka refuzuar të mbajë titullin princesha e Uellsit, në nderim të princeshë Dajanës e cila humbi jetën në një aksident të rëndë më 31 gusht 1997.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë