Loading…

Cameron Munter: Dialogu kërkon zemërgjerësi

  • 30/03/2019 | 16:44

Cameron Munter: Dialogu kërkon zemërgjerësi

Ambasadori i dikurshëm amerikan në Serbi Cameron Munter ka thënë se “Uashingtoni kurrë nuk ka menduar se mund t’i kërsasë gishtat dhe Prishtina menjëherë t’i bëjë të gjitha”. “Ndoshta është dukur kështu nga fillimi, nga jashtë, por nga brenda nuk ka qenë kështu”, ka thënë Munter, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për dialogun në televizionin N1. Munter ka thënë se gjithmonë ekziston diçka që të dy palët duhet të shqyrtojnë për të shkuar përpara.

“Unë jam optimist, sepse mendoj se evropianët janë të angazhuar, të përkushtuar për dialogun. Shpresoj se dialogu nuk do të merret me pyetjen se kush është fajtor, por se si të gjejmë terren të përbashkët”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se nuk është e dobishme të thuhet se “nuk e keni bërë këtë, ndërsa ne i kemi përmbushur të gjitha. Duhet qenë modet dhe nagapak zemërgjerë”, ka thënë ai, duke shtuar se kur flitet për problemet, humbet caku nga shikimi.

Munter ka thënë se Prishtina duhet hequr taksat e vëna Sëerbisë dhe se të dyja palët duhet të tregon zemërgjera.

Ai ka thënë se dje ka biseduar me diplomatin gjerman ëolfgang Ishinger, i cili i ka thënë të mos e këtë thënë se “marrëveshja është larg me vite dritë”, siç e kanë transmetuar mediet.

“Nëse flitet për fitues e humbës, atëherë nuk ka zgjidhje. Sipas mendimit tim, zgjidhja mund të arrijë shpejt nëse gjejmë ështjet të cilat i kemi të përbashkëta”, ka thënë ai sipas portalit të N1-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë