Mesfushori i Real Madrid, Eduardo Camavinga gjatë një interviste ka deklaruar se kishte mbetur i befasuar pasi që nuk festuan triumfin e Super Kupës së Spanjës, transmeton Gazeta Metro.
‘Los Blancos’ në fillim të vitit në finale kishin mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 0-2 me golat e shënuar nga Luka Modric dhe Karim Benzema.
Por siç duket mesfushorit francez i ka lënë përshtypje fakti se nuk e festuan titullin e Super Kupës së Spanjës, ndërsa e krahason edhe me kohën kur kishte qenë pjesë e klubit francez, Rennes.
”Unë u befasova kur nuk pati festime për fitimin e Super Kupës së Spanjës. Atëherë e kuptova se do të jetë shumë ndryshe nga Rennes. Kur fitonim një ndeshje, bënim gjithçka. Në Madrid, vetëm pas fitoreve të mëdha emocionet rriten,” tha ai.
Verën e vitit të kaluar ai ishte transferuar tek ‘Madrilenët’ nga Rennes për të lidhur një kontratë afatgjate deri në vitin 2027. /gazetametro.net