Loading…

Caktohet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët nga Specialja

  • 17/02/2022 | 15:56

Caktohet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët nga Specialja

Gjykata Special ka caktuar datën 22 shkurt, si datë për seancën e radhës, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, Gjykata Speciale ka njoftuar dje se Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e Mbrojtjes për caktimin e seancës në të cilën do të dëgjohen argumentet e palëve mbi çështjet e ngritura në parashtrimin e ZPS-së lidhur me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet me dëshmitarët.

Seanca është caktuar për të martën, më 22 shkurt, në orën 14:30.

Kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë