Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për dialogun.
Kryesia e Kuvendit, ka vendosur se më 31 tetor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për çështjen e dialogut.
Kryesia ka vendosur që kjo seancë të mbahet me fillim prej orës 10:00, ku do të vendoset për rrjedhën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ishte kërkesë e 42 deputetëve që të mbahej seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që më 31 tetor të jenë pjesë e këtij debati.
“Ftojmë te gjitha grupet politike te bëhen pjese e debatit për rezoluta. Mbrojtja e integritetit territoriale është obligim i të githë neve. U vendos që me datë 31 të mbahet seanca dhe shpresojmë që të ketë kuorum ”, ka thënë Zemaj.