Loading…

Caktohet masa e paraburgimit për pjesëtarët e ‘Syrit të Popullit’

  • 27/05/2017 | 19:50

Caktohet masa e paraburgimit për pjesëtarët e ‘Syrit të Popullit’

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.S. dhe S.B në kohëzgjatje prej një muaji, thuhet në kumtesën e Gjykatës.


“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi se me dt.03.01.2017, në shtëpinë e të pandehurit R.S është mbajtur mbledhje ku është planifikuar dhe është shpalosur programi i organizatës kriminale “Syri i Popullit” për organizimin në sulmet ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, aktual si dhe ndaj ish udhëheqësve të mëhershëm shtetëror.”

Po ashtu i pandehuri R.S në Facebook, ka postuar foto me të akuzuarin M.J dhe ka shumë publikime ku shkruan për tradhtarët dhe thërret që të vritet tradhtia. Po ashtu është vërtetuar se takimet e organizatës “Syri i Popullit” janë mbajtur në shtëpinë e tij, ku përveç tjerash edhe i akuzuari M.J ka mbajtur takime, ku edhe ka shpalosur programin e kësaj organizate. Me këtë dëshmohet se i dyshuari R.S është pjesëtar i kësaj organizate kriminale, e cila organizatë fshihet pas Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar të Kosovës, kryetar i së cilës është vet i dyshuari R.S.

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi se edhe i pandehuri S.B është anëtar i organizatës kriminale “Syri i Popullit”, kjo shihet nga aktiviteti dhe shoqërimi i tij me anëtarë të kësaj organizate.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit R.S dhe S.B kanë kryer veprën penale Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga neni 126 par.1 lidhur me nenin 34 par.1 të KPK, dhe Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.1 dhe 2 të KPK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë