Loading…

Caktohet data e takimit Biden-Putin: Temë kyçe situata në Ukrainë

  • 04/12/2021 | 23:32

Caktohet data e takimit Biden-Putin: Temë kyçe situata në Ukrainë

Takimi i shumëpritur midis presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin ka një datë tashmë të caktuar. Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i pohuar edhe nga burime amerikane, takimi virtual do të mbahet ditën e martë, në një orar ende për t’u përcaktuar.


Edhe pse problematikat midis dy vendeve janë të shumta, është e qartë që diskutimet e të martës  do të përqendrohen tek tensioni gjithmonë më i lartë në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.Në mediat ndërkombëtare, që kanë marrë informacione të shërbimeve sekrete perëndimore, më shumëse 90 mijë ushtarët e Moskës janë pozicionuar në kufi, ndërkohë që ditën e djeshme autoritetet ukrainase deklaruar hapur që Rusia po përgatit një operacion të madh ushtarak në territoret ukrainase të lindjes, të vetëshpallura të pavarura.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë