Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Metro.
Ministri Cakaj ka vlerësuar kontributin e Mogherinit për përparimin e Shqipërisë, drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmin e reformave në mënyrë që të konsolidohen më tej rezultatet e qëndrueshme në agjendën evropiane që do të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE.
Ai vlerësoi se vendimi për fillimin e negociatave do të japë një impuls të ri jo vetëm për vendin tonë por do të inkurajojë edhe një dinamikë më pozitive në rajon.
Kujtojmë se Cakaj, gjatë ditës së djeshme është takuar edhe me komisionarin Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për fazën tjetër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE./gazetametro.net