Loading…

Cakaj takohet me homologun grek, bisedojnë për hapjen e negociatave me BE

  • 10/12/2019 | 11:01

Cakaj takohet me homologun grek, bisedojnë për hapjen e negociatave me BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias me të cilin biseduan për përmbushjen e objektivave të caktuara, të cilat mundësojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj njoftoi se bashkë me ministrin  jashtëm grek biseduan për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, veçanërisht në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor të 2018’tës, për të mundësuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

‘Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri – me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 – për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit’, ka shkruar ai.

Cakaj tutje ka thënë se është diskutuar dhe për mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë dhe për riparimin e ndërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti, për të cilin diplomati shqiptar shprehet mirënjohës.

‘Po ashtu, diskutuam për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti. Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete’, ka përfunduar Cakaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë