Loading…

Cakaj për Pacollin: Thjesht pa fjalë, Shqipëria nuk do të harron ndihmën tënde kurrë

  • 28/11/2019 | 15:05

Cakaj për Pacollin: Thjesht pa fjalë, Shqipëria nuk do të harron ndihmën tënde kurrë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka falënderuar homologun e tij kosovar Behgjet Pacolli, për dhurimin e 1 milion eurove si ndihmë pas tërmetit, shkruan Gazeta Metro.

Cakaj dhuratën e 1 milion eurove për Shqipërinë nga Pacolli, e sheh si veprim nga një njeri me zemër të madhe, shpirt bujar dhe që mbështet shqiptarët në kohë të vështira.

Postimi i plotë nga Cakaj:

Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira ?????! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart por nuk do të harrohet asnjëherë ?!../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë