Loading…

Cakaj me shqiptarët e Malit të Zi: Mbesim të përkushtuar për lartësuar pozicionin e shqiptarëve

  • 17/12/2019 | 14:22

Cakaj me shqiptarët e Malit të Zi: Mbesim të përkushtuar për lartësuar pozicionin e shqiptarëve

Gent Cakaj, Ministri shqiptar në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka pritur sot  përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Cakaj ka njoftuar përmes Facebook’ut, se sot ka pritur përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi.

Ai ka bërë me dije se këtë mbledhje diskutuan hollësisht për format e bashkëpunimit konkret në interes të forcimit të faktorit shqiptar në përgjithësi.

Ai ka treguar se për vendimet që janë marrë brenda këtij viti për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri.

“Vetëm brenda këtij viti kemi marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Këto masa janë në funksion të një strategjie më të përgjithshme për forcimin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Këto masa, natyrisht, janë të pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale të shqiptarëve atje. Angazhimi ynë do të vazhdojë për forcimin e lidhjeve mes faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe Shqipërisë në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj.

Cakaj ka thënë se ne mbesim të përkushtuar për të lartësuar pozicionin e shqiptarëve në rajon.

“Në fund, vlen të theksohet se ky takim duhet të shërbejë edhe si pikënisje e bashkimit të plotë të gjithë përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi në shërbim të interesave të tyre vitale. Ne mbesim krejtësisht të përkushtuar për ta lartësuar pozicionin e shqiptarëve në rajon dhe për të vazhduar angazhimin konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shtuar Cakaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë