Loading…

Cakaj: Mbështetja e Preshevës nga Kosova dhe Shqipëria nuk është detyrë por domosdoshmëri

  • 02/10/2020 | 19:20

Cakaj: Mbështetja e Preshevës nga Kosova dhe Shqipëria nuk është detyrë por domosdoshmëri

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, e ka quajtur domosdoshmëri mbështjen financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Metro.


Cakaj ka thënë  se shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë.

“Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik”,ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik.

Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, shënon një momentum të ri politik në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Deri më sot, kemi bërë më shumë se kurdoherë më parë për Luginën. Ky është thjesht një fakt shumë i dukshëm. E, të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, shpejt vijmë edhe me disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë