Loading…

Cakaj: Kujdes me Asociacionin, Milloshevici pati tentuar ta enklavizojë Kosovën

  • 01/11/2018 | 22:44

Cakaj: Kujdes me Asociacionin, Milloshevici pati tentuar ta enklavizojë Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë që qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës kanë qenë evidente nga viti 1999.

Cakaj në Zona B ka thënë që Millosheviqi pati tentuar ta enklavizojë Kosovën, për këtë arsye sipas tij duhet të kemi kujdes me Asocicaionin.

“Për t’i shmangur dramatizimet politike duhet të jemi të vëmendshëm që zgjerimi eventual i Asociacionit përtej parametrave kushtetues mund të ketë efekte detrimentale në stabilitetin e Kosovës dhe ky ëshë skenari i parë që duhet të jemi të vëmendshëm nëse vendosim të negociojmë mbi bazën e ruajtjes së rezultateve të deritashme”.

“Edhe në Kosovë, Serbia ka pasur një strategji të ngjashme, në momentin e fundit para kalimit të rezolutës 1244 në PKB, Millosheviqi e telefonon Atisarit dhe i thotë se jam penduar për veprimin e ndërmarrë dhe do të tërheqem nga marrëveshja”.

“Ideja ka qenë që të sigurohen me operacion konficencial frocat ruse nga Bosnja dhe Hercegovina që të depërtojnë më herët në Kosovë dhe pastaj janë operacioni i parë që kanë hyrë në Kosovë në që të krijojnë enklava dhe qëllimi ka qenë enklavizimi i brendshëm përmes forcave ruse dhe ruajtja e sovranitetit përmes rezolutës 1244”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë