Loading…

Çaji blu nga lulet e bizeleve, e dobishme për shëndetin

  • 26/05/2022 | 08:15

Çaji blu nga lulet e bizeleve, e dobishme për shëndetin

Çaji që përgatitet me lulet e bizeleve, ose siç njihet ndryshe çaji blu, është një pije bimore shumë e njohur në Tajlandë.


Ky çaj është jashtëzakonisht i lehtë për t’u përgatitur, pasi përmban vetëm dy përbërës dhe është gati në më pak se 10 minuta.

Ju mund ta konsumoni të nxehtë ose të ftohtë dhe t’i shtoni më shumë shije me pak mjaltë dhe pakëz limon.

Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë ta pijnë të ftohtë, duke i shtuar edhe pak akull.

Kështu do të keni një pije freskuese edhe gjatë ditëve të ngrohta, e cila ju fal gjithashtu edhe shumë vlera ushqyese.

Ky çaj ndihmon shëndetin e syve ka veti antinflamatore, ndihmon trurin dhe tretjen.

Lexoni recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju, dhe do ta kuptoni pse ky çaj lulesh është kaq i mrekullueshëm.

Përbërësit
¼ filxhan me lule bizelesh të thata

2 gota ujë

2 gota me akull

Mund të shtoni sipas dëshirës edhe:

mjaltë për shije

lëng limoni

Përgatitja
Zieni fillimisht dy gota ujë dhe më pas shtoni edhe lulet e thara të bizeleve.

Përziejini me një lugë dhe me pjesën e pasme të lugës shtypini lulet derisa ngjyra e çajit të bëhet mjaft e errët.

Kullojeni çajin me një sitë dhe hidhni lulet.

Shtoni mjaltë dhe pak lëng limoni nëse dëshironi.

Mbushni dy gota me akull dhe hidhni në to çajin tuaj blu.

Këshilla
Ju mund të përdorni lule bizelesh të freskëta ose të thata.

Nëse dëshironi që ngjyra të jetë e fortë, lërini lulet të qëndrojnë në ujë të nxehtë për disa minuta.

Pija mund të ruhet në frigorifer për 2-3 ditë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë