Loading…

Caicedo arrin për teste mjekësore te Interi

  • 28/01/2022 | 11:41

Caicedo arrin për teste mjekësore te Interi

Felipe Caicedo është në prag të kalimit te Interi në formë huazimi nga Genoa dhe tashmë ka filluar testet mjekësore me Nerazzurrët.


Caicedo mbërriti mëngjesin e sotëm në klinikën Humanitas në Rozzano për t’iu nënshtruar pjesës së parë të ekzaminimeve mjekësore me kampionët e Serie A.

Ish-sulmuesi i Lazios i bashkohet Interit në një marrëveshje huazimi të thjeshtë deri në fund të sezonit.

Sipas Il Corriere dello Sport, Interi do të paguajë një pagë prej 750 mijë eurosh deri në qershor, aq sa ka kursyer nga huazimi i Stefano Sensit në Sampdoria.

Caicedo do t’i japë më shumë thellësi sulmit të Simone Inzaghit, duke qenë se Joaquin Correa është jashtë fushave për të paktën një muaj.

Interi ka qenë mjaft i ngarkuar në afatin kalimtar të janarit pasi dje ka njoftuar nënshkrimin e Robin Gosens nga Atalanta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë