Loading…

Bytyçi: As s’ka vullnet e as vota për ta votuar Haradinajn për president

  • 06/10/2020 | 18:35

Bytyçi: As s’ka vullnet e as vota për ta votuar Haradinajn për president

Tema e presidentit të ardhshëm të Kosovës, është aktualizuar e diskutuar disa herë nga parti e individë tjerë në Kosovë.

AAK-ja madje zyrtarisht ka nominuar Ramush Haradinajn për këtë post.

Por, është Partia Demokratike e Kosovës, që thotë se nuk ka votë për Haradinajn president.

‘’Në këto rrethana PDK as nuk ka vullnet e as votë për Haradinajn president. PDK-ja e ka votuar për kryeministër Haradinajn, e për arsye elektorale e la këtë post. Ne kemi përkrah një person që e ka braktis këtë besim. Nuk e kuptoj opozitën e AAK-së brenda Qeverisë, po sillet e papjekur, njëjtë si është sjellur me ne. Ky është ndoshta gabimi edhe i PDK-së, që kemi bashkëqeverisur me Aleancën’’, ka deklaruar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në emisionin Frontal në T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë