Loading…

Byrek në mënyrën turke: Pitja e njohur me djathë në formë zarfi

  • 21/02/2022 | 22:13

Byrek në mënyrën turke: Pitja e njohur me djathë në formë zarfi

Një recetë që mund të gatuhet nga të gjithë, shumë e shijshme dhe pa shpenzime.


Përbërësit:

▪ 4 petë

Për shtojcë:

▪ 250 gr djathë
▪ 4 degë majdanoz

Për lyerje të petëve:

▪ 2 vezë
▪ 2 lugë qumësht
▪ 2 lugë kos
▪ 1 gotë vaj

Për lyerje të pites:

▪ Të verdhët e vezës
▪ Susam
▪ Kumin të zi

Përgatitja:

Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin dhe vajin.

Hapeni një petë dhe lyeni me këtë përzierje. Në të qitni petën tjetër dhe lyeni.

Qitni nga dy anë të kundërta (por të mbeten formë katrore) dhe lyeni me masën e vezëve dhe të vajit.

Në mes në çdo 4 qoshe qitni shtojcë djathi, pastaj qoshet mbështillni që të përftohet forma e zarfit.

Tepsinë e përgatitur dhe të lyer, lyeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam dhe kumin.

Piqeni në furrë në 180 gradë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë