Loading…

Buxheti 2017, 50 milionë euro për veteranët e UÇK-së

  • 31/10/2016 | 18:13

Buxheti 2017, 50 milionë euro për veteranët e UÇK-së

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili prezantoi para kabinetit qeveritar projektligjin për Buxhetin e vitit 2017, tha se ka të dhëna inkurajuese në lidhje me rritjen ekonomike dhe ambientin e përgjithshëm ekonomik.

Sipas ministrit të financve, Avdullah Hoti viti 2016 pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4 për qind, ndërkaq për 2017 rritja ekonomike pritet të shkoj në 4.4 për qind.

Ai tha se dy objektiva kryesore që kanë pasur parasysh gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2017, janë mbajtja e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll dhe krijimi i hapësirës për shpenzime kapitale.

Hoti tha se në buxhetin e vitit 2017 për veteranët e luftës është paraparë buxhet deri në 50 milionë euro.

Sipas ministrit të Financave, investimet që parashihen me këtë projektbuxhet janë kryesisht në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturën rrugore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë