Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një takim në Washington ka thënë se shteti i Shqipërisë është vendi më demokratik në Rajonin e Ballkanit.
Përveç kësaj, Bushati thotë së Shqipëria është “një bastion” i ndikimit rus, krahasuar me Serbinë, Malin e zi, Maqedoninë, Bosnjë e Kroacinë.
Bushati i është shmangur pyetjes së kryetares së fondit të SHBA’ve, gjermanes Karena Donfilda në lidhje me deklaratën e kryeministrit shqiptarë Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Bushati tha” Shqipëria ka një partneritet të shkëlqyer strategjik me Kosovën. Nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”.
Ai gjithashtu folur edhe për zhvillimet në Maqedoni, ku ka potencuar se Tirana nuk ndërhyn në punët e Maqedonisë.
“Nuk është e vërtetë se ka platformë tiranike në lidhje me Maqedoninë si dhe Tirana nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të këtij vendi. Ne jemi shumë të kujdesshëm në këshillim dhe e bëjmë atë në mënyrë miqësore, sepse maqedonasit janë miqtë tanë” tha kreu i diplomacisë Shqiptare./gazetametro.net