Loading…

Burri nga Mitrovica kapet në veturë me të miturën, arrestohet për dhunim

  • 27/10/2021 | 09:26

Burri nga Mitrovica kapet në veturë me të miturën, arrestohet për dhunim

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka qenë në veturë me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.


Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se me të dyshuarin ka pasur marrëdhënie seksuale, me dëshirë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“DHUNIM-Mitrovicë 26.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima  ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mar[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë