Loading…

Burri nga Lipjani rrah bashkëshorten pas mesnatës

  • 27/08/2018 | 12:16

Burri nga Lipjani rrah bashkëshorten pas mesnatës

Një rast i dhunës familjare është shënuar në qytetin e Lipjanit ku dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnatës.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot prej orës 12 Kaçaniku u bashkohet vendeve të tjera të Kosovës të cilat protestuan kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kjo protestë organizohet nga INJECT, dhe sipas organizatorëve protesta me moton “BollMa” ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë. Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë