Në Gjilan ka ndodhur një sulm me thikë ndaj një gruaje nga burri i saj.
Sulmin e ka raportuar vetë e sulmuara, transmeton gazetametro.net.
“Viktima raporton se pas një mosmarrëveshjeje, burri i saj e ka sulmuar me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Sipas policisë, e sulmuara është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Të dyshuarit për sulm i është caktuar ndalimi policor.