Gjykata në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që tentoi të vrasë bashkëshorten e tij, transmeton Gazeta Metro.
I dyshuari me iniciale B.A po dyshohet se më datë 6 maj  në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë – Komuna Ferizaj, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarën – bashkëshorten e tij ashtu që pas një mosmarrëveshje të gjatë mes vete, i pandehuri fillimisht ka përdorur dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me shuplaka fytyrës dhe ashtu në përleshje e sipër nga dritarja e dhomës së katit të parë  të shtëpisë e ka hedhur për tokë.
Si rrjedhojë, sipas njoftimit të Gjykatës në Ferizaj e dëmtuara  nga kjo hedhje ka pësuar lëndime trupore e që tani është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Sipas njoftimit, Gjyqtari i kësaj çështje paraprake Ibrahim Idrizi e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë si të bazuar konform dispozitave ligjore dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit.
Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit./gazetametro.net