Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në komunën e Deçanit pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.
Siç edhe raporton policia, thuhet se motivi i sulmit dyshohet të jetë pasi që viktima para një kohe në Gjykatë kishte dhënë një deklaratë për të dyshuarin dhe i njëjti i kishte kërkuar që ta tërheq.
Thuhet se viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit të Policisë tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe ndaj të njëjtit është iniciuar edhe një rast armëmbajtje pa leje./gazetametro.net