Një burrë ka goditur me veturë nipin e tij një vjeçar, derisa po drejtonte veturën në oborrin e tij në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.
Dje në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Gjakovë, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /gazetametro.net