Loading…

Burri i noteres së Kurtit vjell vrerë kundër PDK’ së dhe OVL-UÇK’së për Specialen: Shantazhi nuk kalon

  • 03/10/2026 | 23:34

Burri i noteres së Kurtit vjell vrerë kundër PDK’ së dhe OVL-UÇK’së për Specialen: Shantazhi nuk kalon

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj OVL UÇK’së, pasi që këta të fundit kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë, duke i cilësuar ata si ‘’zaptues’’ të OVL, të cilët, sipas tij, janë në koordinim me, siç ka thënë ai, ‘’mbetjet’’ e PDK’së.


Krasniqi, në postimin e tij ka shkruar edhe ‘’boll ma me dëmtimin e kauzës kundër gjykatës së Hagës’’.

”Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Koordinimi i zaptuesve të OVL me mbetjet e PDKsë që me shantazhu shtetin nuk kalon!

Boll ma me keqpërdorjen e logos së UÇKsë!

Boll ma me abuzimin në emër të kategorivë të luftës!

Boll ma me keqpërdorimin dhe e dëmtimin e kauzës kundër gjykatës së Hagës!

27 vite nuk latë gjë të zezë pa bërë deri tek votimi i gjykatës speciale, tash  vërtetë mendoni që populli është naiv e mund ta mashtroni me valvitje flamujsh, ‘Çlirima’ njëpërdorimësh dhe lojë perfide.

Kaq e dojnë këta kauzën e Hagës sa e arrnuan një dokument në formë ligji i cili është vetëm xhoker në lojën e tyre perfide parazgjedhore dhe asgja ma shumë, duke ekspozu nëpër tubime edhe kandidatët e nesërm zgjedhor.

Tentojnë ti bllokojnë institucionet të cilat janë të domosdoshme jo vetëm për funksionimin e shtetit por edhe të koordinimit për apel.

Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë