Bashkëshorti i u.d të presidentes, Albulena Haxhiut , Alban Krasniqi, është shprehur edhe njëherë se është kundër një bashkëpunimi të mundshëm të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Reagimi i tij vie në vazhdën e takimeve mes dy partive në kërkim të marrëveshjes për institucionet, e vetëm 24 orë pasi kreu i VV’së e kryeministri në detyrë shprehu optimizëm të hatashëm për ujdi.
Megjithatë brenda partisë tij duket të ketë mendime kundërthënëse e reagime me ironi ndaj pikërisht partisë me të cilën po synohet një bashkëpunim afatgjatë.
“Qasja e opozitës për postet shpjegon arsyen pse nuk janë në pushtet”, shkruan ai./gazetametro.net