Loading…

Burri i Albulenës lëshon pe: Anëtaret e VV’së në KQZ votojnë ‘pro’ certifikimit të rezultatit të Listës Serbe

  • 08/07/2026 | 12:15

Burri i Albulenës lëshon pe: Anëtaret e VV’së në KQZ votojnë ‘pro’ certifikimit të rezultatit të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhje sot ka certifikuar rezultate e zgjedhjet e 7 qershorit. Me 9 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është certifikua rezultati i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 7 qershor.


Në këtë mbledhje janë braktisur edhe “dramat” e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Listën Serbe.

Dy anëtarët e VV-së në KQZ, sot pa asnjë hezitim e kanë ngritur dorën për certifikimin e rezultateve, ku hyjnë edhe rezultati i Listës Serbe.

Ndonëse herëve tjera, anëtaret e VV-së kërkonin që votimi të mos bëhet në pako, kësaj radhe Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Në momentin e votimit, ata vetëm kanë ngritur dorën duke i thënë “po” edhe rezultatit të subjektit politik serb, të cilin partia e Albin Kurtit e cilëson si subjekt terrorist.

Në zgjedhje e fundit, zyrtarët e VV-së kundërshtonin çdo votim në KQZ që kishte të bënte me Listën Serbe.

Në gushtë të vitit të kaluar, anëtari i VV-së në KQZ-së, Alban Krasniqi, gjatë një mbledhje kishte shpalosur një mesazh “po pluralizmit, jo terrorizmit” në mbledhjen e KQZ-së që po mbahet sot. Mesazhi ishte drejtuar ndaj Listës Serbe.

Në këtë mbledhje, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato që janë shpallur.

Ai bëri të ditur se në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur ndryshime në përbërjen e deputetëve, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë liruar mandatet e deputetit. Sipas Radoniqit, vendet e tyre në Kuvend do t’i zënë Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

“Rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato të certifikimit të fundit që është bërë”, ka thënë Radoniqi.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë