Loading…

Burrë e grua nga kjo parti, diplomatë në Zvicër

  • 09/01/2020 | 10:45

Burrë e grua nga kjo parti, diplomatë në Zvicër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka mundur ta bëjë deputete aktivisten Valbona Fazliu-Rrecaj, por qeverisja e drejtuar nga ky subjekt politik, atë dhe bashkëshortin e saj, Visar Rrecaj, i ka dërguar si diplomatë në një shtet. Të dy janë të akredituar në Konfederatën e Zvicrës.

Në zgjedhjet nacionale të 2010-s, Valbona Fazliu-Rrecaj ishte kandidate për deputete e PDK-së. Në listën e kësaj partie mbante numrin 75, ndërsa në zgjedhjet për të cilat vëzhguesit kishin thënë të kishte vjedhje industriale, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo kishte mundur të siguronte 3,531 vota, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse kishte dështuar në garën për të siguruar një karrige në Kuvend, partia kishte dalë fituese për herë të dytë. Qeveria ia kishte siguruar edhe gradimin dhe dërgimin jashtë vendit.

Një vit përpara këtyre zgjedhjeve, Visar Rrecaj ishte zgjedhur drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate i Ministrisë së Punëve të Jashtme, qeveri që po kështu drejtohej nga PDK-ja. Më pas, ai është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm. Më 1 korrik të 2016-s ka filluar detyrën si këshilltar në Konsullatën në Cyrih.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë