Loading…

Burgu me hartë të Kosovës, Lëvizja për Demokraci zhvillon aksion para zyrës së BE’së për mosliberalizim

  • 01/07/2022 | 11:50

Burgu me hartë të Kosovës, Lëvizja për Demokraci zhvillon aksion para zyrës së BE’së për mosliberalizim

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kundërshtuar mosliberalizimin e vizave. Ata kanë vendosur një kafaz në formë burgu me hartë të Kosovës, të cilët qëndruan brenda për disa minuta.


Përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja për Demokraci, Megjid Musa, tha se aksioni ka për qëllim t’ia bëjnë të qartë BE-së sesi po mbahet i izoluar një popull.

“Në bazë të këtij aktiviteti duam t’iu tregojmë BE se si po na mban të izoluar padrejtësisht. Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar edh të vrarë e masakruar. Ketë aktivitet në burg si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE-së në Bruksel. Qeveria e ka bërë punën e vet. Ne kemi plotësua të gjitha kriteret. Mbetet vetëm BE-në me na dhënë dritën e gjelbër. Shumë shpejt derisa t’i rregullojmë procedurat e vizave. Na do të shkojmë diqysh dhe do ta realizojmë qëllimin. Është shumë e vërtetë se ne populli i Kosovës jemi të izoluar dhe nuk i kemi bërë faj askujt”, tha ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë