Loading…

Burgoset hajduti i lopëve

  • 16/11/2016 | 09:08

Burgoset hajduti i lopëve

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë se Kavajës dhe një tjetër është shpallur në kerkim pasi dyshohen si aturor të vjedhjes së lopëve dhe viçave.

Ektor Loka, 35 vjeç, banues në Tiranë u ndalua pas operacionit të koduar “Mesnata”, ndërsa shtetasi me inicialet A.P., 48 vjeç, është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu.

Dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të gjashtë vjedhjeve të ndodhura në Vorë, Durrës dhe Rrogozhinë. Objektivi i tyre ishte gjëja e gjallë, kryesisht lopë dhe viça tranmseton Top Chanel.

Gjatë arrestimit në flagrancë shtetasit Ektor Loka, iu sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celuar dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.

Policia thotë se ka të dokumentuar gjashtë grabitje ndaj këtyre dy personave, ndërkohë që ata besohet se qëndrojnë edhe pas dy grabitjeve të tjera të ngjashme në zonën e Durrësit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë