Loading…

‘Burdushi’ në gjykatë pati një kërkesë interesante

  • 17/11/2018 | 15:46

‘Burdushi’ në gjykatë pati një kërkesë interesante

Hysri Peqani, i njohur si mjeku popullor Burdushi është paraqitur sot në gjykatë në seancën ku u diskutua për masën e sigurisë që duhet t’i vë gjykata, raporton KALLXO.com

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin i njohur si ‘ Burdushi’, i cili sipas aktvendimit për fillim të hetimeve dyshohet për katër vepra penale.

Në seancën ku gjyqtar është Luan Berisha, Burdushi kërkoi disa lehtësira nga gjykata në rast se do t’i caktojnë masën e paraqitjes në stacion policor.

Ai tha se respekton thirrjet e gjykatës por në disa ditë specifike është i nxënë.

”I mbështes fjalët e avokatëve të mi, e vlerësoj punën e juaj, jam bazuar që gjithmonë të komunikoj dhe të i respekoj ligjet e Kosovës.Për sa i përket masës së paraqitjes në stacion policor , vetëm ditëve të marte dhe të premte mos më ngucni se punoj me palë, cfaredo dite tjeter jam i gatshëm me u paraqit”, tha Burdushi.

Në këtë seancë, prokurori Fatos Ajvazi tha se nëse i njëjti [ Burdushi] gjendet në liri mund edhe të ndikojë në deshmitarë të rastit; sepse thirret si mjek popullor edhe pse nuk posedon dokumentacion dhe licensa te duhura, gjthashtu po të qendroj në liri mund edhe të përsërit veprat e njëjta penale.

Avokati Asdren Hoxha e kundërshtoi kategorikisht kërkesen nga ana e prokurorisë si të pabazuar dhe të jo arsyetuar mjaftueshëm”

“Bëhet fjalë për persekutim të klientit. Është marrë në sy nga institucionet dhe nga shoqëria që të përndiqet , andaj dhe kërkohet paraburgimi pa arsye”, tha avokati.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Momentalisht po pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Burdushit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë