Ordinanca e mjekut popullor, Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi është e regjistruar edhe në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës(ARBK), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në ARBK, biznesi i Burdushit është i regjistruar me emrin Ordinanca “Burdushi”, dhe ka tre punëtorë. Ndërsa kapitali, figuron 0.
Si veprimtari primare “Burdushi” ka shkruan”Aktivitete të shëndetit të njeriut”.
Ndërsa si aktivitete tjera që kryhen në këtë ordinancë ka edhe “rregullimi i aktiviteteve të subjekteve, që ofrojnë shërbime shëndetësore, shërbime arsimore dhe kulturore, si dhe shërbime të tjera sociale, përjashtuar sigurimin social”.
Peqani është arrestuar të premten pasi që policia bastisi shtëpinë e tij në Prizren ku ai kryen veprimtarinë e tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar armë e fishek pa leje, para, telefona mobil, vula, CD e dokumente tjera.