Loading…

Bullgarja që ia kushtoi jetën dy herë Shqipërisë

  • 24/06/2017 | 10:27

Bullgarja që ia kushtoi jetën dy herë Shqipërisë

Personalitet e mëdha nuk i kanë munguar Shqipërisë sonë të dashur.

Një prej çifteve më të bukur ka qenë çifti Cilka që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë tonë. Janë të njohura martesat e shqiptarëve me gra të huaja aq sa diktatori Enver Hoxha shumë prej tyre dhe do i i çonte në dyert e gjykatave. Por shumë prej dashurive të mëdha e të vërteta i mbijetuan kohërave dhe u bënë çiftet më jetëgjata të historisë shqiptare. Dhe pa dyshim njëri prej tyre është dhe çifti Cilka.

Edhe pse në ethet e fushatës, në rubrikën e tij AMARCORD, kryeministri Rama i ka kushtuar vëmendje dhe këtij çifti. Në komentin e tij ai thotë:

Na ishte njëherë Perëndimi…

Tirana, qyteti ku rreh zemra e mbarë shqiptarisë dhe ku sublimohen të gjitha talentet dhe virtutet e njerëzve tanë, nga të gjitha krahinat e më gjerë, nuk mund të mos kujtojë sot shqiptarkën me origjinë bullgare Katarina Stefanova, bashkëshorten e patriotit të madh, Gregor Cilka, e cila mbylli sytë më 22 qershor 1953 në Tiranë.

Pas një jete të vështirë, dy herë dedikuar Shqipërisë, prej martesës dhe prej angazhimit në lëvizjen kombëtare si mësuese e shqipes, ajo do të shquhet si drejtuesja e të parit maternitet të Tiranës dhe si një prej kryesueseve të Kryqit të kuq shqiptar.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë