Loading…

Bullgaria mbështet propozimin që Kosova të kryesojë SEECP më 2019

  • 30/06/2017 | 19:52

Bullgaria mbështet propozimin që Kosova të kryesojë SEECP më 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP-së, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisovin, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.


Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borisov për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë takim është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, për shkëmbimin tregtar dhe për dinamizmin e bashkëpunimit në arsim dhe kulturë.

Nga ana tjetër, kryeministri Borisov ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për Kosovën dhe ka mbështetur propozimin që Kosova të kryesojë SEECP gjatë vitit 2019.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi, bashkë me homologë nga i gjithë rajoni, kanë marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, ku edhe njëherë u kërkua përshpejtim i procesit të anëtarësimit të shteteve të rajonit në BE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë