Loading…

Bukëpjekësi i njohur francez tregon sekretin e bagetës

  • 24/09/2021 | 14:10

Bukëpjekësi i njohur francez tregon sekretin e bagetës

Duhen vetëm katër përbërës për të përgatitur bukën e famshme dhe tradicionale të Francës, të njohur si bageta. Ju mjaftojnë miell, maja, ujë dhe kripë, por bukëpjekësi Sebastian Mauvieux ka disa sekrete.


Bageta më e mirë e Parisit gjykohet për mënyrën e pjekjes, shijen, modelin dhe madhësinë. Sekreti, thotë Mauvieux, është në teknikë. Ai e vendos brumin e tij në një dhomë të ftohtë për të krijuar aromë dhe e lë atë gjatë natës para pjekjes.

“Bageta tradicionale është pa produkte industriale. Ka vetëm miell gruri, kripë, maja dhe ujë. Kjo është e gjitha. Pastaj është teknika që ndryshon, në varësi të personit. Disa do ta bëjnë bazuar në maja natyrale, disa do ta thajnë, por sekreti eshte teknika,” – tregoi bukëpjekësi.

Ai u shpreh se bageta është simbol i Francës po aq sa kulla Eifel.

Mauvieux fitoi titullin për “Bageta më e mirë e Parisit në 2012”, dhe do t’i bashkohet sërish konkursit së bashku me më shumë se 100 bukëpjekës nga kryeqyteti.

Fituesi furnizon pallatin presidencial Elysee, dhe për Mauvieux, prestigji që erdhi me titullin ishte një nxitje e madhe për biznesin.

“Nga një ditë në tjetrën, ne kaluam nga përgatitja e 300 bagetave tradicionale në 900 bageta,” – tha ai, duke përshkruar radhët e qytetarëve jashtë furrës dhe autobusët turistikë që sillnin më shumë klientë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë