Rusia qëllim ka mbajtjen e vendeve jashtë NATO-s e BE-së, apo që të arrijë të ketë ndikim mbi qeveritë kombëtare, thotë analisti amerikan
BE-ja gjithmonë ngadalë i pranon anëtarët e rinj nga Ballkani, kjo tashmë është keqësuar për shkak të tre faktorëve, ka thënë analisti amerikan Janusz Bugajski në një intervistë për gazetën mamaziase “Pobjeda”.
Unioni është i ngarkuar me problemet e brendshme, duke përfshirë edhe negociatat për Brexitin.
“Kështu që më pak merret me shtetet aspiruese. E dyta, ngritja e partive polulliste e nacionaliste e rrënon unitetin e BE-së dhe i vë në pyetje drejtimet e saja të arshshme. Në fund, disponimi i publikut në Union është nën ndikimin e ksenofobisë e antiimigrimit, e kjo shihet në kundërshtimet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së”, ka thënë Bugajski.
Duke folur për Malin e Zi, ai ka tnënë se ky vend pasi është bërë anëtar i NATO-s, ssë shpejti do të bëhet pjesë e BE-së dhe shton se Bashkimi Evropian gojarisht është obliguar se do t’i anëtarësojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Mali i Zi sigurisht është pretenduesi i kualifikuar më së miri.
Por, siç ka vlerësuar ai, procesi i anëtarësimit është i ngadalshëm edhe nën ndikimin e ngjarjeve politike edhe brenda Unionit.
“Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin e Evropës në maj të vitit 2019 do të ndihmojnë të sqarohet se çfarë mund të presim nga vendimet e ardhshme të BE-së. Por, pa marrë parasysh dilemat në BE, Mali i Zi duhet të bëjë reformat institucionale e të drejtësisë dhe të promovojë zhvillimin e saj demokratike e ekonomik”, ka theksuar Bugajski.
Ai ka theksuar se Moska është e vendosur që regjionin ta mbajë jostabil, sepse qëllim ka mbajtjen e vendeve jashtë NATO-s e BE-së, apo që të arrijë të ketë ndikim mbi qeveritë kombëtare.
“Madje edhe nëse ato janë anëtarë të dy organizatave, regjimi i Putinit do të tentojë të përsëritë plotësisht skenarin e njëjtë si atë para zgjedhjeve, sepse ka mjaft mjete në aresnalin e tij të subversioneve e destabilizimeve. Për shembull, mund të organizojë apo të nxisë konflikte etnike, sociale e fetare me qëllim të përçarjes së shoqërisë malaziase dhe shkaktimit të dhunës”, ka vlerësuar Bugajski./gazetametro.net