Loading…

Bufi vjen me një mesazh të fortë për Kombëtaren e Kosovës

  • 07/10/2020 | 21:45

Bufi vjen me një mesazh të fortë për Kombëtaren e Kosovës

Kosova e zhvillon një ndeshje historike ditën e nesërme në “play-offin” e Ligës së Kombëve.

Të enjten, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e modern të Shkupit, Maqedonia e Veriut pret Kosovën, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.

Padyshim mbështetja është e madhe për Kombëtaren e Kosovës e cila ditën e sotme është nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Një nga mbështetësit e mëdhenj që nga dita e parë është edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu i cili në një prononcim për Gazeta Blic Sport tha se është i lumtur që Kosova ka arritur deri këtu.

Sipas Spahiut djelmoshat e Kombëtares anë mbi supe lumturinë e Kosovës e cila po kalon kohë të vështira.

“Jam shumë i lumtur që Kosova pas një kohe të shkurtër të egzistimit dhe konsolidimit si kombëtare është në këtë pikë! Unë besoj që djemtë më të mirë të Kosovës do të na befasojnë për të mirë edhe kësaj radhe. Ata kanë mbi supe lumturinë e një vendi i cili po kalon kohë të vështirë dhe jo vetëm nga pandemia”, tha Fatmir Spahiu.

Tutje, ai shtoi se mungesat në ekipin e Kosovës nuk do të vërehen duke qenë motivi aq i madh.

“Mungesat janë evidente, por besoj që motivi është aq i madh sa që asnjë mungesë nuk ka me u vërejt”, përfundoi aktori.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë