Loading…

BSPK’ja shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

  • 18/08/2022 | 13:35

BSPK’ja shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur të enjten grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.


Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u shpreh se obligohen që të hyjnë në grevë.

“Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situatës. BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, ka thënë Hykolli.

Kjo grevë ka qenë e paralajmëruar edhe më parë, kur sindikatat e lartëpërmenduara i kishin kërkuar qeverisë përmbushjen e kërkesave të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë