Loading…

Brukseli reagon pas taksës 100 për qind

  • 21/11/2018 | 19:14

Brukseli reagon pas taksës 100 për qind

Përfaqësuesja e lartë e Federicka Mogherinit ka kërkuar që Kosova të tërheq menjëherë taksën e vënë prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, transmeton gazetametro.net.

Federica Mogherini ka thënë se vendimi i sotshëm i Prishtinës taksën e vënë prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë e BeH-së, është në kundërshtim me CEFTA-ne MSA-në.

Ajo i ka bërë ftesë Qeverisë së Kosovës që ta tërheqë menjëherë taksën.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot a bërë të ditur se taksa në mallrat serbe ngritet në 100 për qind.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë”, ka thënë Haradinaj.

E ky vendim i Haradinajt erdhi pasi shteti serb punoi ashpër kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjë që zhgënjeu Qeverinë.

Vendimi i ka zemëruar serbët, kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka ftuar në takim ambasadorët dhe ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Kjo do të thotë ndërprerje e tërësishme e tregtisë së Serbisë me Kosovën”, ka thënë ministri serb i tregtisë, Rasim Ljajic, i cili ka shtuar se asnjë tregtar serb nuk mund ta përballojë taksën prej 100 për qind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë