Çështja e mos liberalizimit të vizave për Kosovën, ishte ndër temat kryesore, për të cilën u diskutua në Samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme, ku u tha se parlamentarët e Kosovës nuk duhet ta bllokojnë liberalizimin e vizave për interesa partiake
Përfaqësuesja speciale e BE-së, Nataliya Apostolova në fillim të fjalimit të saj kishte një mesazh për Kosovën.
Ajo tha se BE do të vazhdojë ta mbështes rajonin dhe Kosovën, ndërsa, tha se Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave, që sa më shpejtë ta miratojnë demarkacionit dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit.
Edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha se Kosova ka arritur progres të madh viteve të fundit. Ajo përmendi MSA-në si një arritje e rëndësishme për vendin dhe agjenda evropiane për reforma, duke pohuar se që të dyja duhet të implemtohen, pasi që do ta bëjnë Kosovën me të fuqishme dhe me të sigurte për të jetuar.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se si asnjëherë më parë në histori, vendet e rajonit, ndajnë vlerat e përbashkëta demokratike, vizionin politik dhe aspiratat e qytetarëve tanë për të qenë qytetarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se ndihet krenar që përfaqëson popullatën me pro evropiane dhe më pro amerikane në Evropë. Ai foli dhe për konsolidimit të shtetit, duke pohuar se kanë qenë të suksesshme dhe në anëtarësimin organizatave ndërkombëtare. Ndërsa, i bëri thirrje Rusisë që ta njoh Kosovën.
Ai foli për procesin e liberalizimit të vizave, duke pohuar se institucionet e vendit po punojnë maksimalisht dhe se shpreson që në ditët e ardhshme Parlamenti i Kosovës, do ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Ndërsa tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.
Në këtë samit u përmend dhe gazi lotsjellës në Kuvend. Ishte Anne Mulder, anëtar i komisionit për punë të jashtme, nga dhoma e përfaqësuesve në Holandë, i cili tha se pamjet e tilla nuk e ndihmojnë aspak Kosovën. Ajo tha se Kosovës i duhen edhe shumë vite për t’u integruar në BE, pasi që ka ende shumë detyra për të bërë, raporton kp.
Me fjalimet e përfaqësueseve të BE-së nuk u pajtua Sabri Hamiti, i cili pati kritika drejtë BE-së, e cila nuk po u lejon kosovarëve lëvizje të lirë.
E Hamitit iu përgjigj Apostolova, e cila tha se ata duhet ta bindin opozitën që ta votojë demarkacionin.
Ndryshe, në këtë samit pritet të flas edhe kryeministri Isa Mustafa. /gazetametro.net