Familja e Enver Hadrit të ndjerë, të vrarë në Bruksel, ka njoftuar se sot se vrasësit e Enveri sot janë shpallur fajtorë.
Familja për këtë ka falënderuar avokatin e saj Choirstof Marchand dhe gjykatës vendorë, raporton Koha.net.
Sot, më 22 nëntor, gjykata Penale e Brukselit ka nxjerrë fajtorë Veselin Vukotiqin, Andrija Drashkoviqin, dhe Bozhidar Spasiqin, të kenë vrarë me paramendim Enver Hadrin, luftëtarin dhe aktivistin ër të drejtat e njeriut.
Dy pjesëmarrës të tjerë të vrasjes së Hadrit , Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë në Serbi.
Vrasësit e Enver Hadrit, pjesëtarë të nëntokës serbe bë Bruksel por edhe zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror të ish – Jugosllavisë, UDB, që kontrollohen nga Serbia.
Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Familja Hadri ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm. Enver Hadri u vra më 22 shkurt 1990.